Aktivistja e njohur suedeze e klimës, Greta Thunberg, i është bashkuar në mënyrë të papritur mbrëmjen e sotme protestës së zhvilluar para Kryeministrisë në Tiranë.
Gjatë qëndrimit në protestë, Thunberg ka shprehur mbështetjen për lëvizjen, e cila ka hyrë në ditën e 173-të të saj.
Ajo ka reaguar edhe përmes një postimi në Instagram, ku ka shkruar se thirrjet e revolucionit të flamingove po dëgjohen në mbarë botën, duke përcjellë mesazhin: “Shqipëria nuk është në shitje!”.
Pjesëmarrja e aktivistes suedeze në protestë i ka dhënë jehonë ndërkombëtare lëvizjes, e cila po vazhdon kundërshtimin e saj përmes protestave para Kryeministrisë në Tiranë.