Vaksinimi i fëmijëve, epidemiologu: Imunizimi vetëm tek ata që kanë sëmundje të tjera dhe jo me detyrim

Shqipëria

Vaksinimi i fëmijëve, epidemiologu: Imunizimi vetëm tek ata që kanë sëmundje të tjera dhe jo me detyrim

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 22:19
Epidemiologu Ilir Alimehmeti

Epidemiologu Ilir Alimehmeti tha se vaksinimi i fëmijëve është i panevojshëm duke qenë se të gjitha studimet e deritanishme dhe 18 muaj pandemi kanë vërtetuar se fëmijët e vuajnë shumë më pak se të rriturit COVID-19.

Këto studime kanë treguar mundësia për t’i mbijetuar virusit është mbi 99, 9 për qind tek moshat nga 0-18 vjeç, tha Alimehmeti.

Sipas tij, imunizimi përmes vaksinës mund të bëhet vetëm tek ata fëmijë që kanë sëmundje të tjera, me rekomandimin e prindit, dhe jo me detyrim.

“Mënyra për të shmangur infektimin e fëmijëve është vaksinimi i personave që janë në kontakt me ta. Duhet të përqendrohemi tek imunizimi i popullatës lart dhe të përqendrohemi tek fëmijët me sëmundje të rënda, jo me detyrime dhe vetëm me një dozë mjafton”, tha epidemiologu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat