Rama mbyll fjalën në OKB me thënien e Nënë Terezës: Të bëjmë gjëra të vogla, por me dashuri të madhe!

Shqipëria

Rama mbyll fjalën në OKB me thënien e Nënë Terezës: Të bëjmë gjëra të vogla, por me dashuri të madhe!

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 23:49
Edi Rama

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, e ka mbyllur fjalën e tij në Asamblenë e OKB me thënien e të madhes Nënë Tereza, duke u duartrokitur nga gjithë të pranishmit.

Teksa foli për pranimin e emigrantëve afganë në Shqipëri, Rama u shpreh se “Ashtu si Nënë Tereza ka thënë ‘Edhe kur nuk bën dot gjëra të mëdha, bëj gjëra të vogla, por me dashuri të madhe’. Ne po bëjmë pjesën tonë”.

Më tej, kryeministri i Shqipëri deklaroi se “Tani dua të them dy fjalë për Afganistanin. Është detyra jonë të bëjmë diçka për të mos braktisur popullin afgan, që e gjen veten edhe njëherë në udhëkryq. Ndërkohë që ngjarje dramatike zhvilloheshin para syve tanë, nuk mund të rrinim duarkryq.

Bëmë atë që kemi bërë në momente të tjera kritike të historisë sonë, kur shpëtuam mijëra viktima të Holokaustit, apo kur mirëpritëm gjysmë milioni vëllezër e motra kosovarë, që i shpëtonin ferrit të spastrimit serb. Në këtë jetë ka një kohë kur merr, e një kohë kur jep”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat