Kuçovë/ Kanosën dhe goditën me sende të forta një person në shtëpinë e tij, procedohen penalisht dy persona

Shqipëria

Kuçovë/ Kanosën dhe goditën me sende të forta një person në shtëpinë e tij, procedohen penalisht dy persona

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 13:15
Foto ilustrim

Kuçovë – Para disa ditësh, dy persona kanë shkuar pranë një banese, ku kanë goditur me sende të forta pronarin.

61-vjeçari i identifikuar me inicialet L.M., dhe I.I., 33 vjeç, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë shkuar jashtë rrethimit të banesës së shtetasit A.L në lagjen “11 Janari”, Kuçovë.

Dhe për motive të dobëta e kanë kanosur, fyer dhe goditur në dorë me sende të forta shtetasin A.L, gjithashtu kanë goditur me sende të forta derën e banesës dhe kanë hedhur gurë në oborrin e banesës.

Ngjarja ka ndodhur më datë 08.10.2021. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Kanosje”, “Dëmtime të tjera me dashje”, kryer në bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat