Prekëse/ Nëna doli nga banesa, por u kthye të shpëtonte djalin, zjarrfikësi tregon kush i vuri flakën banesës

Shqipëria

Prekëse/ Nëna doli nga banesa, por u kthye të shpëtonte djalin, zjarrfikësi tregon kush i vuri flakën banesës

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 11:35
Astir

Një dëshmi rrëqethëse ka ardhur nga fqinja e Hava dhe Klodian Osmënajt, e cila banonte ngjitur me apartamentin e tyre që u përfshi nga flakët në Astir mëngjesin e sotëm. Ajo ka treguar se 62-vjeçarja kishte arritur që të dilte nga banesa pasi i biri i kishte vënë flakën apartamentit, por ishte kthyer për ta marrë.

I riu, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor nuk ka dalë sepse kishte frikë nga sirenat e Policisë që ndodheshin poshtë pallatit. Pasi është futur sërish në banesë, flakët kanë përpirë brenda pak minutash gjithçka, dhe ajo është hedhur nga dritarja, për të shpëtuar. Por ka ndërruar jetë në spital.

“Ka dalë dhe ka hyrë që të marrë djalin. Djalin nuk donte që të dilte nga banesa se kishte frikë nga policia. Kishte hapur derën…  Është kthyer për të marrë djalin e mbuloi flaka dhe tymi. Kemi njoftuar policinë erdhën shpejt, zjarrfikësja vonoi pak. Mua më është dëmtuar vetëm dera. Ajo punonte,” tha fqinja e tyre.

Arjan Ahmetaj, nga shërbimi zjarrfikës në Tiranë, ka konfirmuar se zjarri në Astir ka qenë i qëllimshëm. Nga kqyrja paraprake ai tregon për mediat se, sipas tij zjarri është vendosur nga djali. Por nuk dihet ende mënyra sesi ka ndodhur. Këtë detaj do ta zbulojë ekspertiza që do të bëhet në vendin e ngjarjes.

“Nuk japim përgjigje pa kryer aktin e ekspertimit. Kemi ardhur në kohë që në momenitin e shuarjes së zjarrit. Por nga të dhënat shikojmë që kemi një zjarrmoni të vënë nga autori, nga djali. Ka pasur probleme familjare brenda familjes. Do dalim në konkluzione pas hetimet. Edhe komshinjtë flasin për probleme familjare,” tha Ahmetaj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat