Situatë alarmante nga Covid në burgun e Drenovës, përkeqësohen edhe të dënuar të tjerë, transportohen me urgjencë drejt Tiranës

Shqipëria

Situatë alarmante nga Covid në burgun e Drenovës, përkeqësohen edhe të dënuar të tjerë, transportohen me urgjencë drejt Tiranës

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 10:52
Foto ilustrim

Në burgun e Drenovës është përhapur koronavirusi! Prej disa ditësh që prej rastit të parë me Covid, ka shkuar në 3 numri i të transportuarëve në spitalin e Tiranës, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Rasti më i fundit ishte ditën e djeshme me një të dënuar të sigurisë së zakonshme, i cili prej spitalit të Korçës u transportua me urgjencë drejt Tiranës.

Nga burime bëhet me dije se të tre të dënuarit kanë shfaqur probleme me oksigjenin jashtë parametrave.

Ata po marrin mjekim më të specializuar në Tiranë por ende janë në kushte jo të mira shëndetësore. Nga ana tjetër, vijon karantinimi në burgun e Drenovës për disa të prekur, ndërsa ende nuk bëhet me dije numri i saktë i të prekurve me Covid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat