Rama bën publike shifrat, ja sa fëmijë kanë lindur gjatë këtij viti dhe sa kanë përfituar bonusin e bebes që nga viti 2019

Shqipëria

Rama bën publike shifrat, ja sa fëmijë kanë lindur gjatë këtij viti dhe sa kanë përfituar bonusin e bebes që nga viti 2019

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 10:44
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama përmes një shënimi në facebook ka njoftuar se gjatë këtij viti kanë lindur 36,238 bebe, të cilat i kanë ofruar familjes edhe bonusin e bebes.

Po ashtu bëhet e ditur se që nga viti 2019 kur ka nisur programi kanë përfituar nga mbështetja direkte e programit të mbrojtjes sociale, 40,000 lek për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 për fëmijën e tretë.

Postimi i plotë:

36,238 fëmijë të lindur gjatë këtij viti kanë sjellë për familjet e tyre edhe bonusin e bebes

Mbi 108 mijë fëmijë të lindur nga 2019, vit kur nisi programi universal i qeverisë, kanë përfituar nga mbështetja direkte e programit të mbrojtjes sociale, 40,000 lek për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 për fëmijën e tretë.

Me #buxhetin2022 do të vijojë financimi i këtij programi për çdo të porsalindur

 #FëmijëtTëParët

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat