Testi i drogës për policët, mjeku: Lënda narkotike qëndron 14 ditë në gjak, në flokë më gjatë por s'bëhet këtu analiza

Shqipëria

Testi i drogës për policët, mjeku: Lënda narkotike qëndron 14 ditë në gjak, në flokë më gjatë por s'bëhet këtu analiza

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Pak ditë pas urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano, për kryerjen e testit të drogës nga efektivat e policisë, mjekët thonë se analiza e gjakut e tregon praninë e lëndës narkotike në organizëm deri në dy javë pas përdorimit. Pas këtij afati analiza e gjakut është e pavlefshme. Sipas bluzave të bardha, ekzaminimi i flokëve mund të identifikojë një përdorues droge deri në 3 muaj pas, por kjo analizë nuk kryhet në Shqipëri.

Efektivët e policisë nga qarqet e Tiranës, Elbasanit dhe Shkodrës po i nënshtrohen testit për përdorimin e drogës pas atyre të Shkodrës, Pukës e Lezhës.

Efektivët kanë kryer dy lloje analizash, atë të urinës dhe të gjakut.

Përgjigjet e para tashmë janë dorëzuar në drejtoritë përkatëse por ende nuk u janë komunikuar punonjësve të policisë.

Sipas mjekut toksikolg, Alban Haxhi, analiza e urinës vërteton praninë e substancave narkotike për një periudhë 5 ditore, ndërsa e gjakut mund të identifikojë përdoruesit maksimumi deri në dy javë.

"Më rezultativja, më e shpejta, më komodja është analiza e urinës por zbulon për një afat të shkurtër gjurmët në urinë. Me një test urine mund të zbulojmë 5 ditëshin e fundit, nëse është përdorues brenda 5 ditëve, në analizën e gjakut ka një hapësirë 10 ditë deri në dy javë që mund të zbulohen gjurmët."

Mjeku thotë së substanca e cila qëndron më shumë në organizën është kokaina, e më pas renditen substanca të tjera narkotike përfshirë edhe kanabisin.

Ekspertët kanë treguar se ky i fundit qëndron në gjak për 14 ditë, ndërsa në urinë 1 muaj.

Analiza e flokut është ajo që tregon në një hark kohor më të gjatë deri në 3 muaj, por ky lloj testi ende nuk është praktikuar në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat