“Selia një Alkatraz i kohëve moderne”/ Noka: Dyert e PD të mbyllura, Rama mund të burgosë pengun e tij, por jo demokratët

Shqipëria

“Selia një Alkatraz i kohëve moderne”/ Noka: Dyert e PD të mbyllura, Rama mund të burgosë pengun e tij, por jo demokratët

Më: 5 janar 2022 Në ora: 13:01
Flamur Noka

Një grup anëtarësh të Komisionit të Rithemilimit të PD-së të mërkurën kanë tentuar të futen në mjediset e brendshme të selisë blu, por ata janë përballur me dyert e fortifikuara dhe të mbyllura të selisë, duke mbetur jashtë tyre.

Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka tentuar të provojë të tre dyert e selisë, por ato i kanë rezultuara të mbyllura.

Në një deklaratë për mediat, Noka tha se selia e PD-së është shndërruar në një burg të sigurisë së lartë, i ngjashëm me Alkatrazin e famshëm të SHBA-së.

“Një grup deputetësh anëtar të grupit parlamentar të PD-së, erdhën sot në seli, në shtëpinë e tyre. Për të zhvilluar një takim dhe një mbledhje me agjendën që do të ketë grupi parlamentar dhe Partia Demokratike për vitin 2022”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat