Turqia furnizon Shqipërinë me dronë inteligjentë me kosto 8 milionë €

Shqipëria

Turqia furnizon Shqipërinë me dronë inteligjentë me kosto 8 milionë €

Më: 17 janar 2022 Në ora: 19:19
Ilustrim

Turqia do të furnizojë Shqipërinë me dronë super inteligjentë. Qeveria shqiptare do të paguajë 8 milionë euro për këtë.

Dronët inteligjentë pritet të përdoren për kontrollin e territorit në Shqipëri nga policia.

Dronët do të shërbejnë për rritjen e sigurisë kombëtare në tërësi.

Megjithatë, ende nuk dihet se kur këto dronë do të jenë në dispozicion të policisë shqiptare.

Në rishikimin e buxhetit për vitin 2021 qeveria shqiptare e cilësonte këtë projekt si prioritar, i cili do të kushtojë 8 milionë euro.

Ministri i brendshëm Bledi Çuçi ka parë nga afër disa nga modelet e mjeteve fluturuese. Këta dronë janë prodhim i kompanisë turke “Baykar Technologies”.

Sipas asaj që raporton vetë kompania turke, marrëveshje për furnizim me dronë inteligjentë ka lidhur edhe me shtete si Polonia, Ukraina, Azerbajxhani, Letonia dhe Pakistani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat