Nga qelia në KPA me pranga në duar, ish gjyqtarja Enkelejda Hoxha vijon betejën me drejtësinë

Shqipëria

Nga qelia në KPA me pranga në duar, ish gjyqtarja Enkelejda Hoxha vijon betejën me drejtësinë

Më: 20 janar 2022 Në ora: 13:17
Pamje nga seanca

Gjyqtarja e shkarkuar e Krujës Enkeleida Hoxha u paraqit sot në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ku ankimoi vendimin e shkarkimit të saj nga KLGj pa u dhënë vendimi në Gjykatën e Posaçme.

Enkelejda Hoxha vijon të jetë në masën e sigurisë arrest me burg që prej ditës kur u arrestua ndërkohë që në gjykatë procesi është në fazën e dhënies së pretencës.

Prokuroria ka kërkuar 3.6 vite burg për Enkelejda Hoxhën. Pasi të dëgjojë dhe palëm mbrojtëse gjykata do të dalë me vendim.

Ndërkohë sot Hoxha është paraqitur me pranga në duar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Ajo ka kërkuar të njihet me materialin për shkarkimin e saj nga KLGj.

Seanca është shtyrë për datën 21 janar kohë për të cilën ish gjyqtarja do të njihet me materialet dhe do japë pretendimet e veta.

Hoxha është arrestuar për akuzën e korrupsionit bashkë me një avokat.

Gjyqtarja disa herë ka kërkuar të gjykohet në masë sigurie më të butë por nukështë pranuar nga gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat