Temperaturat deri në -17°C në orët në vijim, ARRSH thirrje drejtuesve të mjeteve: Reduktoni shpejtësinë!

Shqipëria

Temperaturat deri në -17°C në orët në vijim, ARRSH thirrje drejtuesve të mjeteve: Reduktoni shpejtësinë!

Më: 21 janar 2022 Në ora: 16:16
Foto ilustrim

Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të reduktojnë shpejtësinë teksa ecin në rrugë ku ka prezencë akulli dhe bore.

Përmes një njoftimi për mediat, ARRSH bën me dije se në aksin Qafë Thanë-Korçë kanë nisur reshje të imëta të dëborës, ndërsa shton se në orët në vijim temperaturat mund të shkojnë deri në -17°C

“Në aksin Qafë Thanë-Korçë kanë filluar reshje të imëta të borës mjetet borëpastruese dhe grupet e punës janë në terren për pastrimin dhe trajtimin me kripë qarkullimi kryhet pa probleme.

Apel për drejtuesit e mjeteve: “Gjatë orëve në vijim priten temperatura të ulëta deri në -17°C në zonat malore, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, citohet në njoftimin e ARRSH.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat