Udhëtoi me charter privat? Rama i përgjigjet akuzave të PD: Budallallepsja vjen nga dy rrugë! Isha me biletë ekonomike

Shqipëria

Udhëtoi me charter privat? Rama i përgjigjet akuzave të PD: Budallallepsja vjen nga dy rrugë! Isha me biletë ekonomike

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 14:44
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike për udhëtimet me charter privat.

“Budallallepsja vjen nga dy rrugë. Njëra të besosh atë që s’është e vërtetë; tjetra të refuzosh të besosh atë që është e vërtetë”, shkruan Soren Kierkegaard. Këtë duhet ta mbajë parasysh çdo qytetar demokrat, i cili sot gjendet mes këtyre dy rrugëve, ku njëra palë i thotë beso atë që s’është e vërtetë, ndërsa pala tjetër i thotë refuzo ta besosh atë që është e vërtetë”, shkruan në videon ku ironizon deklaratën e Oriola Pampurit.

Në një dalje për mediat kreu i qeverisë mohoi akuzat e PD-së se kishte qëndruar në resortin luksoz në Wildbad Kreuth-in legjendar, që ka qenë dikur e familjes mbretërore bavareze Wittelsbach dhe një llixhë për carët rusë dhe perandoreshat austriake.

“Fakti që dal në fotografi pranë resortit legjendar nuk do të thotë se kam qëndruar aty. Unë kam qëndruar me familjen në Mynih. Kam kaluar një orë ne zonën e liqenit me gazetaren, për rubrikën e saj të njohur me personalitete, të ftuara për një bashkëbisedim në natyrë. Kështu që në vend që të shkoni te llixhat e carëve dhe perandoreshave, gjeni një përkthyes dhe mos shikoni vetëm fotografitë”, tha ai.

Sa i përket udhëtimin me charter që shpenzon karburant 120 mijë euro, Rama tha: “Kam udhëtuar në Mynih me një biletë ekonomike 345 euro, së bashku me gruan dhe djalin e vogël.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat