Sot testimi i vlerësimit të mësuesve vlerësues të maturës/ Vokshi: Kushi po u jep pyetje-përgjigjet militantëve të partisë

Shqipëria

Sot testimi i vlerësimit të mësuesve vlerësues të maturës/ Vokshi: Kushi po u jep pyetje-përgjigjet militantëve të partisë

Më: 7 prill 2022 Në ora: 11:29
Albana Vokshi

Këtë të enjte, në orën 14.00, në shkollën Sabaudin Gabrani në Tiranë do të bëhet provimi i Vlerësuesve të Arsimit Parauniversitar.

Nga ana tjetër, deputetja demokrate, Albana Vokshi, me porosi të ministres Evis Kushi pyetjet dhe përgjigjet kanë dalë në mënyrë që të certifikohen “militantët e partisë”.  

Demokratja ka nxjerrë një mesazh të marrë nga një mësuese në Elbasan, e cila ka dërguar me dokumenta pyetjet e provimit që i kishte shpërndarë drejtori i shkollës së saj një ditë para provimit që do të zhvillohej në Tiranë.

Sipas mësueses, të gjitha ishte nxjerrë me porosi të ministres së Arsimit, Evis Kushi, për personat e saj të afërm. “Drejtori ynë ka marrë pyetjet që dje ia kanë dërguar vetë nga Ministria me urdhër të Ministres për personat e saj në Elbasan. Përsëris, me pyetje të zgjidhura,”-shkruan denoncuesja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat