‘Të zbardhet roli Bardhit në vrasjen në Elbasan’, deputeti i përgjigjet Berishës: Bandat me “Foltoren”, s’ke asnjë deklaratë distancimi

Shqipëria

‘Të zbardhet roli Bardhit në vrasjen në Elbasan’, deputeti i përgjigjet Berishës: Bandat me “Foltoren”, s’ke asnjë deklaratë distancimi

Më: 27 maj 2022 Në ora: 18:30
Gazment Bardhi/ Sali Berisha

Gazment Bardhi i është përgjigjur ish-kryeministit Sali Berisha, pas deklaratave të këtij të fundit për vrasjen në Elbasan gjatë fushatës së 25 prillit, i cili i kërkoi . Ish-kryeministri i ka kërkuar Bardhit që të sqarojë rolin e tij në vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Ky i fundit në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, deklaratën e Berishës e ka konsideruar shpifje, ndërsa ka sqaruar se roli i tij në Elbasan ka qenë për të dyfishuar mandatet  për PD-në.

Bardhi ka akuzuar  Berishën se “Foltorja” është e lidhur me bandat në këtë qytetet dhe se nuk ka barë asnjë deklaratë distancimi.

Gazment Bardhi: Shpifja është i vetmi mjet që i ka mbetur Sali Berishës për të bërë politikë. Ai e di shumë mirë se roli im në Elbasan ka qenë dyfishimi i mandateve për PD nga 3 në 6 mandate përballë terrorit të bandave të pushtetit, që sot janë në ortakëri me Foltoren.  Sot e kësaj dite nuk ka asnjë deklaratë të SB për t’u distancuar nga ndërhyrja e bandave të Elbasanit në punët e Foltores. Me shpifje as nuk mbulon dot të vërtetën, as nuk shkon dot larg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat