“Vesh rroba të kushtueshme”/ Gazetari: Kryeministri Rama ka stilist privat! Si do pastrohen paratë e pista për fushatë elektorale me…

Shqipëria

“Vesh rroba të kushtueshme”/ Gazetari: Kryeministri Rama ka stilist privat! Si do pastrohen paratë e pista për fushatë elektorale me…

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 14:14
Gazetari Artan Hoxha dhe Edi Rama

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar ditën e sotme se kryeministri Edi Rama ka një stilist privat që kujdeset për pamjen e jashtme në daljet e tij publike.

Ai tha se kreu i qeverisë vesh gjithmonë rroba të kushtueshme.  “Me Ramën mund të kemi shumë kritika, vesh rroba të kushtueshme. Ai ka një person që merret me veshjen e tij. Vetëm po ti biesh nga mbrapa veshjes e kupton mirë që ajo ka një kosto” tha Artan Hoxha në ABC.

Ndalur te ligji i ri për amnistinë fiskale, Hoxha tha se ajo bëhet për të pastruar paratë e korrupsionit ku përfitojnë më shumë zyrtarët dhe politikanët e korruptuar

“Trafikantët e sjellin paranë nga çdo vend i votës. Ndërsa korrupsioni vjedh paranë e ligjshme dhe i nxjerr jashtë në kompanisë ofshore.

Midis këtyre dy të këqijave, kush është më pak e dëmshme?. Unë po mendoj që kjo po bëhet për të pastruar paratë e korrupsionit. Përfitojnë më shumë zyrtarët dhe politikanët e korruptuar nga amnistia fiskale”, tha ai.

Sipas gazetarit paratë e pista përdoren për të sponsorizuar fushatat elektorale “Ne ndodhemi në situatën që qarkullon shumë para e pistë. Shikon Tiranën, popullsia zvogëlohet, rrogat nuk rriten, ndërsa ndërtimet dhe çmimet rriten. Kush i rrit çmimet e apartamenteve? Blejnë me para të pista? Jo. Kjo para e pistë vendos për fatet tona, sponsorizojnë fushatat.

Si vjen paraja e pisët në Shqipëri? Toyota Yaris ishte një formë. Nga Anglia vjen me Range Rover. Kjo histori duhet të marrë fund një ditë. Sot ne atë para e kemi në qarkullim dhe nuk e bllokojmë dot. Është paraja numër një që investohet në fushata elektorale. Ne duhet të vendosim. Pse e bën Rama luan pak rol. Për mua luan rol si do ta bëjë”, u shpreh gazetari

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat