Kryemadhi i përgjigjet reagimit të Integrated Energy: Nënkontraktori i saj, Klodian Zoto ka bërë evasion! Kërkojmë transparencë

Shqipëria

Kryemadhi i përgjigjet reagimit të Integrated Energy: Nënkontraktori i saj, Klodian Zoto ka bërë evasion! Kërkojmë transparencë

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 21:18
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i është përgjigjur deklaratës së shoqëriosë konçensionare së inceneratorit të Tiranës, Integrated Energy BV SPV e cila mohoi sot se nuk ka lidhje me asnjë kompani të denoncuara në evazionin fiskal.

E ftuar në emisionin “Open”, Kryemadhi tha se deklarata e tyre është korrekte, por drejtimi i tyre është i gabuar. Kryemadhi sqaron se kur flitet për inceneratorin e Tiranës, kemi parasysh kompaninë nënkontraktore në pronësi të Klodian Zotos.

Ndër të tjera, kryetarja e LSI-së thotë se nga shoqëria konçensionare kërkon transparencë të investimeve të saj në inceneratorin e Tiranës.

“Në fakt ata e kabnë bërë korrekt deklaratën. Por drejtimi është i gabuar i tyre, sepse ata quhen Integrated Energy BSV, kurse kur unë them inceneratori i Tiranës, është nënkontraktori. Ata janë përfituesit e konçensionit që duhet të investojnë në inceneratorin e Tiranës. Me një kusht që Bashkia e Tiranës do depozitojë mbetjet dhe incenerimin e tyre për 29 euro për ton. Kompania është në rregull, por ka një problem se kompania ka nënkontraktuar Klodian Zoton, ITS-në. Ajo që unë kërkoj është që mungesa e transparencës, ose cila është arsye që Integrated Energy nuk na shpjegon dhe nuk na jep transparencën e investimeve të saj në inceneratorin e Tiranës. Me të vërtetë kjo kompani nuk ka lidhje me evazionin fiskal, por nënkontraktori i tyre, ka bërë evasion fiskal me 30 mln euro.

Duhet të kuptojmë që kjo është një skemë kriminale dhe korruptive e madh. Normal që ndoshta rastësia dhe këmbëngulja ka bërë që të zbardhet. Në këndvështrim, duket normale. Por në zbardhje është një skemë shumë e madhe korruptive. Në të gjithë paditë që kam depozituar në SPAK, dhe shtesëpadia që do bëj në ditët në vijim, janë beteja midis meje dhe inceneratorëve bëhet në Prokurorinë e Posaçme. Beteja do vazhdoj edhe politikisht. Por nga ana faktike, nuk mund ta mohojë dot Klodian Zoto që me Integrated Technology Service, Integrated BV SPV i ka kaluar Klodian Zotos 25 mln dollarë. Ajo që është e rëndësishme, AlbTech Technology, janë dy kompani të tjera me të njëjtët pronarë” – tha Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat