“Maskat” zbritën nga Benzi dhe hapën zjarr ndaj ish-drejtorit që dyshohet se ishte përfshirë në skemën e fajdeve, si u vra Sajmir Jaku në mes të lokalit në Rrëshen

Shqipëria

“Maskat” zbritën nga Benzi dhe hapën zjarr ndaj ish-drejtorit që dyshohet se ishte përfshirë në skemën e fajdeve, si u vra Sajmir Jaku në mes të lokalit në Rrëshen

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 11:13
Sajmir Jaku

Teksa sot u arrestua ekzekutori i ish-drejtorit të Tensionit të lartë të Veriut Sajmir Jaku, BalkanWeb sjell në vëmendje se si ndodhi vrasja mafioze në mes të Rrëshenit në 2016-ën. Për krimin në fjalë u arrestua sot nga policia e Lezhës Dorjan Keqi, i cili thuhet se ka marrë një shumë parash për të kryer ekzekutimin e Jakut.

Ngjarja në fjalë ndodhi në një nga më të frekuentuarit në qytetin e Rrëshenit rreth orës 9:35, ndërsa viktima ishte ulur bashkë me një shok të tij në një tavolinë, ndërsa ky i fundit mbeti i plagosur me 4 plumba.

Sipas dëshmitarëve, 2 autorë të maskuar zbritën nga një makinë tip “Benz” para lokalit dhe pasi hynë në ambientet e brendshme, ku Jaku po konsumonte një kafe, qëlluan në drejtim të tij. Pasi janë siguruar se shënjestra është vrarë, autorët janë larguar me shpejtësi.
Nga të shtënat u plagos edhe shtetasi Gjergj Prenga, asokohe 50 vjeç.

Gjatë hetimeve të asaj kohe një nga pistat ku po hetonte policia ishin dyshimet se Jaku jepte para me fajde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat