Zbulohet raporti i hetimit të Ministrisë së Drejtësisë për Doganat: Si po zhdoganohen makinat luksoze “të dëmtuara” vetëm me foto interneti

Shqipëria

Zbulohet raporti i hetimit të Ministrisë së Drejtësisë për Doganat: Si po zhdoganohen makinat luksoze “të dëmtuara” vetëm me foto interneti

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

Drejtoria antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë ka hartuar një raport të plotë mbi korrupsionin në dogana me zhdoganimin e makinave luksoze.

Raporti prej 6 faqesh, mban datën 12 maj 2022 dhe është firmosur nga drejtori i Drejtorisë Operacionale për çështjet antikorrupsion, Gjergj Prabibaj.

Sipas këtij dokumenti, të cilin “Balkanweb” e disponon të plotë, vihet theksi te fakti që makinat luksoze zhdoganohen me vlera qesharake vetëm duke paraqitur disa fotografi si të dëmtuara, të përplasura, apo të përmbytura në vendet nga vijnë.

“Këto praktika pa foto ilustruese ngrenë dyshime nëse këto mjete a kanë qenë realisht të dëmtuara dhe nëse po a është kjo shkalla e vërtetë e dëmtimit. Mjetet e përmbytura a janë vërtetë mjete të cilat janë të dëmtuara dhe do kërkojnë punë shtesë që të bëhen të përdorshme apo janë thjesht mënyra për të shmangur detyrimin doganor”, thuhet ndër të tjera në aktin e konstatimit të Drejtorisë Antikorrupsion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat