“Rama u takua në Dubai me administratoren e inceneratorit”- Berisha publikon mesazhin: Çfarë porosish i ka dhënë kryeministri?

Shqipëria

“Rama u takua në Dubai me administratoren e inceneratorit”- Berisha publikon mesazhin: Çfarë porosish i ka dhënë kryeministri?

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 17:29
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, sipas të cilit kryeministri Edi Rama është takuar në Dubai me administratoren e inceneratorit të Tiranës, Arjola Kodra.

Sipas denoncimit, të publikuar nga Berisha takimi në Dubai është bërë në muajin mars, që përkon me kohën kur ajo refuzoi të paraqitej në komisionin hetimor parlamentar per te dhënë dëshminë e plotë.

Reagimi i Berishës

Një pyetje për Edi Ramën!

A je takuar në Dubai me Zj. Arjola, administratoren zyrtare të djegësit të Tiranës?

Qytetari dixhital pyet Edi Ramën:

A jeni takuar në Dubai me Zj. Arjola Kodra?

Çfarë porosish i keni dhënë asaj?

Lexoni mesazhin gozhdues të qytetarit dixhital. #sb

Pershendetje Doktor Berisha. I thoni Edi Rames se mos valle eshte takuar me administratoren e inceneratorit te Tiranes ne Dubai dhe i ka lene porosite e tij se si duhej te veprohej? Mos jane takuar valle ne muajin mars ne Dubai, fill pasi Arjola Kodra, administratorja e inceneratorit te Tiranes refuzoi te paraqitej ne komisionin hetimor parlamentar per te dhene deshmine e plote?

E sigurte Doktor Berisha qe Rama do genjeje e do thote nuk eshte e vertete, por une po ju nis nje kopje te biletes se udhetimit te Arjola Kodres ne Dubai ne date 6 mars dhe kthimin ne date 15 mars dhe nderkohe Edi Rama ka qene ne date 9 mars sebashku me kabinetin e tij te hajduteve ne Dubai. Ju garantoj se Rama dhe administratorja e inceneratorit te Tiranes e emeruar nga Klodian Zoto dhe Mirel Mertiri, jane takuar per pazaret e fundit ne Dubai.

Kjo eshte arsyeja perse nuk ndalojne pagesat per inceneratorin e Tiranes…

Ju lutem anonim Doktor Berisha se keta jane maskarenj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat