“Po i rrjepin qytetarët me gjoba”, deputeti i PD denoncon: Si vonohen në sistem për t’iu vjedhur sa më shumë para

Shqipëria

“Po i rrjepin qytetarët me gjoba”, deputeti i PD denoncon: Si vonohen në sistem për t’iu vjedhur sa më shumë para

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 22:14
Saimir Korreshi

Deputeti i PD-së Saimir Korreshi deklaron se policia po rrjep qytetarët me gjoba. Sipas tij, e vetmja gjë me të cilën mburret policia është vendosja e gjovave dhe nuk iu komunikohen qytetarëve.

Ai shkruan se gjobat dalin në sistem pasi kamat vonesa është maksimale dhe se pasi policia ndalon qytetarët me familjarët në makine e pasi konstaton që ka gjobë e shoqëron drejtuesin edhe mjetin në komisariat deri në pagimin e detyrimit.

Deputeti i PD-së shkon më tej duke thënë se komisioni i vlerësimit të shkeljeve janë gjobaxhinj më vete dhe se shumë qytetarë ankohen se u bëhet presion edhe kur shkelja nuk shoqërohet me foton e pretenduar apo i kërkojnë ryshfet për të ndërruar drejtuesin me një tjetër që patentën e ka sa për kartë portofoli e as nuk e di që e ka sepse nuk ka makinë.

POSTIMI I PLOTË

SHTET HAJDUT – POLICI ”GJOBASH”.

E vetmja gjë me të cilën mburret policia është vendosja e gjobave shkelësve sipas tyre.
Mirëpo këto gjoba kanë anën e tyre të erret që përditë e më shumë i rrjepin qytetarët ndaj po i kthehem edhe njëherë kësaj teme.
📌 Gjobat nuk u komunikohen qytetarëve edhe kjo është në shkelje të hapur me kodin rrugor.
📌 Gjobat dalin me sistem pasi kamat vonesa është maksimale. Pra nëse ti merr një gjobë 2000 lekë të jesh i sigurt se në sistem do të dalë vetëm atëherë kur ajo ka shkuar 3200 në rastin më të mire ose 3700 lekë. Kjo është vjedhje për qytetarin pasi nuk i jep atij mundësinë për ta paguar me 80% të vlerës, njoftimi dhe kamatvonesa duhet të fillojë atë dite kur personi merr dijeni për gjobën. Kjo është vjedhje e hapur dhe shpërdorim detyrë për punonjësit e policisë.
📌 Makina në alert. Turp e faqe e zezë pasi policia ndalon qytetarët me familjarët në makine e pasi konstaton që ka gjobë e shoqëron drejtuesin edhe mjetin në komisariat deri në pagimin e detyrimit. Polica abuzon kur shkeljen administrative e kalon në dhunim të të drejtave të individit, shoqërime të paligjshme a thua se ata s’e kanë adresën me targën e automjetit dhe numrin e telefonit të pronarëve të këtyre automjeteve. Jo për gjë po t’i kërkojnë te PS se i kanë PATRONAZHISTET më të detajuara.
📌 Komisioni i vlerësimit të shkeljeve janë gjobaxhinj më vete. Shumë qytetarë ankohen se u bëhet presion edhe kur shkelja nuk shoqërohet me foton e pretenduar apo i kërkojnë ryshfet për të ndërruar drejtuesin me një tjetër që patentën e ka sa për kartë portofoli e as nuk e di që e ka sepse nuk ka makinë. Ky është trendi i ri i abuzimit me gjoba ryshfeti që shkojnë deri në 50000 lekë të reja.
📍 SHÇKB apo Drejtor i Policisë apo çfarëdo qofshit nëse e dini e nuk veproni jeni po aq hajdutë sa ata që përmenda më sipër. Në rast se nuk keni info ndërhyni menjëherë e mos u mburrni me iu vënë gjoba njerëzve e me mënyra abuzive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat