Rrufeja i vë flakën çatisë së shtëpisë dy katëshe në Dimal, shpëtojnë mrekullisht fëmijët

Shqipëria

Rrufeja i vë flakën çatisë së shtëpisë dy katëshe në Dimal, shpëtojnë mrekullisht fëmijët

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 19:08
Foto nga vendngjarja

Një shtëpi dy katëshe është djegur në fshatin Drenovicë në Dimal. Mësohet se shkak i zjaarrit është bërë rrufeja e cila ka goditur çatëinë e ndërtesës.

Në momentin e rënies së zjarrit në banesën e dy vëllezërve Gramoz dhe Ferdinand Golemi, familjarët dhe fëmijët ndodheshin në katin e parë dhe fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime.

Kjo, pasi ata kanë dalë menjëherë jashtë.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarfikëse të Dimalit, Beratit dhe Kuçovës, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat