Manastirliu në Ministerialin e Këshillit të Europës për luftën ndaj dhunës me bazë gjinore: Shqipëria ka përmirësuar kuadrin ligjo

Shqipëria

Manastirliu në Ministerialin e Këshillit të Europës për luftën ndaj dhunës me bazë gjinore: Shqipëria ka përmirësuar kuadrin ligjo

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 15:47
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, po merr pjesë në Ministerialin e shteteve anëtare të Këshillit të Europës që po mbahet në kryeqytetin e Irlandës, Dublin.

Në fjalën e saj në Konferencën me fokus parandalimin e dhunës me bazë gjinore, Manastirliu tha se Shqipëria ka përmirësuar kuadrin ligjor për të parandaluar dhunën me bazë gjinore dhe ka zgjeruar shërbimet për të mbështetur viktimat e dhunës dhe programet e ri-intergimit.

“Gjatë viteve të fundit janë ndërmarrë hapa të mëtejshëm për harmonizimin e kuadrit ligjor dhe për ta harmonizuar në linjë me Konventën e Stambollit.  Së fundmi Shqipëria ka miratuar edhe ligjin për Regjistrin kombëtar për krimet seksuale, duke synuar fuqizimin e masave parandaluese për dhunën seksuale dhe dhunën me bazë gjinore. Strategjia Kombëtare për Barazinë Gjinore 2030 i jep rëndësi të posaçme eleminimit të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, e linjëzuar me Strategjinë e BE për barazinë gjinore”, tha Manastirliu.

Duke folur për mbështetjen e viktimave të dhunës me bazë gjinore, Manastirliu tha se Shqipëria po zgjeron shërbimet sociale dhe rehabilituese për t’u ardhur në ndihmë dhe për t’i riintegruar në shoqëri të mbijetuarat e dhunës.

“Ne jemi të angazhuar, jo vetëm 16 ditëve të aktivizmit por gjatë gjithë vitit për bashkërendimin e fushatave të ndërgjegjësimit në luftën ndaj dhunës ndaj grave dhe përmes adresimit të stereotipeve gjinore, gjuhës së urrejtjes dhe sjelljeve të dëmshme. Po kështu mbështesim shërbime të specializuara, si linja kombëtare 116117; ngritjen e qendrave kombëtare të emergjencës së krizave, dhe qendrave të referencës për rastet e dhunës seksuale”, bëri me dije Manastirliu.

Konferenca për masat e integruara për luftën kundër dhunës në familje, seksuale dhe me bazë gjinore, po zhvillon punimet në kryeqytetin e Irlandës, Dublin, në datat 29-30 Shtator me pjesmarrjen e ministrave të shteteve anëtare të Këshillit të Europës. Konferenca është e organizaur nga Departamenti i Drejtësisë i Irlandës në kuadër të Presidencës Urlandeze të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat