Aksident i rëndë në aksin Burrel-Rrëshen, 5 të plagosur me urgjencë drejt spitalit

Shqipëria

Aksident i rëndë në aksin Burrel-Rrëshen, 5 të plagosur me urgjencë drejt spitalit

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 10:33
Foto ilustrim

Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin Burrel-Rrëshen.

Një automjet tip “Pasat” u përplas me një kamion të tonazhit të rëndë. Ngjarja u regjistrua në vendin e quajtur “Pujkë”.

Të dy automjetet po lëvizin në drejtim të Burrelit kur mjeti veturë goditi nga pas kamionin.

Si pasojë e goditjes së fortë janë dëmtuar të 5 personat që ndodheshin në autoveturë.

Ata janë dërguar me autoambulancë në spitalin e Burrelit për të marrë ndihmën e parë, ndërsa drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në vendin e parë janë transportuar drejt spitalit të traumës në Tiranë në gjendje më të rëndë.

Grupi hetimor mbërriti në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat