“Papunësia, shkak kryesor për emigrimin masiv”- Meta: Familjet e reja nuk sigurojnë dot një strehë për shkak të çmimeve të larta

Shqipëria

“Papunësia, shkak kryesor për emigrimin masiv”- Meta: Familjet e reja nuk sigurojnë dot një strehë për shkak të çmimeve të larta

Më: 13 prill 2023 Në ora: 19:02
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka thirrur sot një tryezë për të diskutuar për politikat sociale të strehimit në Shqipëri, kryesisht në Tiranë.

Ai u shpreh se të rinjtë po largohen masivisht nga vendi dhe një nga arsyet e emigrimit është pikërisht papunësia. Meta theksoi se një familje e re sot nuk arrin dot të sigurojë një strehë për shkak të çmimeve të larta të apartamenteve.

“Papunësia është një nga arsyet më themelore të emigrimit masiv. Nuk mund të flasim për perspektivë të sigurt për një familje të re që nuk siguron dot një strehë. Kjo është një temë e madhe që kërkon ndërthurje të politikave vendore me ato kombëtare. Ka shumë nga ata që përpiqen t’ia dalin me sakrifica të mëdha. Duhet të paktën një pagë mujore mesatare për të përballuar koston e qirasë apo kredinë.

Kostoja e blerjes së një apartamenti është rritur ndjeshëm dhe janë rritur të gjitha kostot e jetesës në Tiranë për shkak të rritjes së çmimeve. Strehimi si me qira apo me blerje është shtrenjtuar ndjeshëm duke u bërë i papërballueshëm me ata me të ardhura të ulëta. Qeveria aktuale jo vetëm që nuk e ka zgjidhur problemin e strehimit por e ka rënduar atë gjithnjë e më shumë”, deklaroi Meta.

Ai theksoi se apartamentet kanë mbetur në stok pa shitur, pasi industria e ndërtimit po përdoret për pastrim të parave.

“Nga viti 2016 deri në vitin 2022 mbi 7 mln metra katrorë leje ndërtimi janë dhënë në Tiranë. Kemi në Tiranë dhjetëra mijëra apartamente të pashitura. Po përdoret për pastrimin e parave të pista gjë që është vënë në dukje nga të gjitha institucionet ndërkombëtare.

Ne e kemi para si qytetarë të pafajshëm nxirret nga shtëpitë e tyre me forcë dhe rrinë rrugëve në mes të dimrit”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat