Kërkoi autorizim nga 28 deputetët firmëtarë/ “Gjykata Kushtetuese, pre e mesazheve mafioze të Ramës në Twitter”, Bardhi: Do zhbëjmë çdo alibi!

Shqipëria

Kërkoi autorizim nga 28 deputetët firmëtarë/ “Gjykata Kushtetuese, pre e mesazheve mafioze të Ramës në Twitter”, Bardhi: Do zhbëjmë çdo alibi!

Më: 26 prill 2023 Në ora: 11:37
Deputeti i PD-së Gazment Bardhi

Deputeti i PD-së Gazment Bardhi ngriti akuza të forta dhe hije dyshimi mbi integritetin e Gjykatës Kushtetuese sot.

Pas vendimit të të Gjykatës Kushtetuese për të shtyrë seancën me pretendimin se duhet të ketë autorizim të përfaqësuesit ligjor Marash Logu nga 28 deputetët që kanë firmosur padinë për VKM për konfiskimet, Bardhi deklaroi se GJK ka rënë pre e mesazheve mafioze të kryeministrit Edi Rama në Twitter.

Ai theksoi se “sot konstatuam që e njëjta trupë gjykuese ka vendosur një standard të ri gjykimi duke zvarritur dhe më tej procesin”.

“Jemi përfaqësuar me të njëjtin autorizim, ka një shantazh të drejtpërdrejtë nga ana e kryeministrit, gjykata po bëhet vegël. Është anti-kushtuese, gjykata e shtyn me ditë të tjera me një vendim absurd. Sot gjeti një shkak tjetër për ta shtyrë, çështja duhet të ishte zhvilluar më herët. Është shtyrë qëllimisht, që ndërtuesit të rregullojnë lejet për katet pa leje. Përpara një jave kanë dhënë të njëjtën praktikë, është e njëjta trupë, nëse do ndryshonte do e kuptoja. Të hapin dosjet gjyqësore është e njëjta autorizim, në këtë çështje ka ndërruar standardin”, u shpreh Bardhi.

“Në asnjë rast, është praktikë 32-vjeçare, para një javë kanë dhënë një vendim me të njëjtën praktikë. Është e njëjta trupë, të njëjtët gjyqtarë. Kanë ndjekur këtë standard të përfaqësuesit të 28 deputetëve. Të hapin dosjet gjyqësore është i njëjti standard. Në këtë çështjes ka ndërruar standardin dhe ngrita pretendimin subjekti i interesuar është Këshilli i Ministrave, znj. Kokona nuk ka një vendim nga Këshilli i Ministrave, është praktikë. Nuk e kemi ngritur këtë pretendim sepse është traditë 32-vjeçare me autorizim nga kryeministri. Janë 2 deputetë përfaqësues në seancë. Me sa duket do duhet të gjejmë nga një shkak në seancë që ta shtyjmë. Nëse njëlloj siç oligarkët kanë kapur këshillin e ministrave, kanë kapur dhe Gjykatën Kushtetues të na e bëjnë me dije që të mos humbim kohë. Një shenjë e kanë dhënë me vendimin e bordit të naftës. Nuk e kemi komentuar sepse kemi pritur zbardhjen. Nuk ka shqiptar që nuk e kupton se të dyja bordet, i karburanteve dhe i ushqimeve janë ngritur me të njëjtat standarde.

Janë të njëjtët oligarkë. Oligarkët e naftës kanë ndërtimet pa leje në qendër të Tiranës që nuk i shikon kryeministri. Edhe vetë përballë Gjykatës Kushtetuese. Nëse Gjykatën Kushtetuese pas reformës në drejtësi e ka kapur për fyti oligarkia do duhet të na e bëjnë me dije për të mos ardhur në Gjykatë më. Që kanë rënë pre e një shantazhi me një twitter nga Edi Rama, pasojat po i shikojmë. E papranueshme, antikushtetuese, irrituese për çdo qytetar të Shqipërisë. Ne kemi pritur që GJK t’u qëndrojë dhe t’i rrisë standardet. Nëse gjykata të njëjtin standard njëherë e zbaton dhe një herë jo atëherë nuk është me Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë është Gjykata Kushtetuese e oligarkisë. Ne do t’i heqim çdo alibi shumicës. Nuk ishte unanim, ishte me vendim shumice. Do zhbëjmë çdo alibi të kësaj trupe edhe pse shenjat janë që në këtë çështje GJK e ka kapur oligarkia dhe ka rënë pre e mesazheve mafioze në Twitter. Është një shqetësim real për demokracinë dhe shtetin ligjor”, deklaroi Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat