Çfarë ndodhi në Lezhë? Babë e bir ndalohen nga dy automjete me persona të armatosur, i bllokojnë rrugën

Shqipëria

Çfarë ndodhi në Lezhë? Babë e bir ndalohen nga dy automjete me persona të armatosur, i bllokojnë rrugën

Më: 14 maj 2023 Në ora: 19:54
Foto ilustrim

Një incident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot, ku babë e bir janë kërcënuar nga persona të paidentifikuar.

Mësohet se shtetasi me iniciale S.K., ka qenë duke lëvizur me djalin e tij e shoferin ku gjatë rrugës dy automjete i kanë dalë përpara, ku këta të fundit dyshohet se ishin të armatosur.

Pas këtij incidenti drejtuesi i mjetit ka manovruar duke u kthyer në drejtim të Lezhës për të denoncuar.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi S. K. 56 vjeç, banues në Lezhë, dhe ka bërë kallëzim se ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij së bashku me djalin e shoferin, në aksin rrugor Lezhë-Milot, dhe konkretisht  sapo kalon vendin e quajtur M+, dy automjete i kanë dalë përpara duke i bllokuar rrugën. Nga automjetet kanë zbritur dy persona të panjohur prej tij,  ku njëri prej tyre është afruar me vrap në drejtim të mjetit të tij dhe dyshohet se në dorë mbante një  pistoletë.

Drejtuesi i mjetit ku udhëtonte shtetasi S.K., ka manovruar duke e kthyer mjetin në drejtim të Lezhës dhe kanë ardhur menjëherë në polici ku kanë bërë edhe kallëzimin.

Në lidhje me kallëzimin e shtetasit S.K., shërbimet e Policisë kanë njoftuar menjëherë Prokurorin si dhe nën drejtimin e tij, po kryejnë të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale me qëllimin zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat