A do të rritet çmimi i energjisë elektrike? Ish-zv/ministri i Financave: Dy arsyet pse kosto në Shqipëri nuk mund të ndryshojë

Shqipëria

A do të rritet çmimi i energjisë elektrike? Ish-zv/ministri i Financave: Dy arsyet pse kosto në Shqipëri nuk mund të ndryshojë

Më: 25 maj 2023 Në ora: 23:36
Ish-zv/ministri i Financave Sherefedin Shehu

Ish-zv/ministri i Financave Sherefedin Shehu ka analizuar paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama për të rritur çmimin e energjisë elektrike.

Gjatë diskutimit në emisionit “Log.” në Panorama TV, Shehu u shpreh se Rama mban nën presion qytetarët dhe bizneset duke listuar edhe dy arsye pse çmimi i energjisë elektrike në vendin tonë nuk mund të ndryshojë.

“Si ka mundësi që sot ia kaluan topin për shalësh Edi Ramës që tha këtë ligjin nuk e votoj?! Kjo është retorikë që Rama e përdor kur do të largojë debatin politik. Ai e shikon në vazhdimësi procesin. Do që të dalë i pa lagur për asgjë.

Edi Rama punon për interesat dhe përfitimet e momentit. Ka gjetur vendin, na ka hipur në kurriz dhe ne e mbajmë. Edi Rama kalon nga standardet e vendeve demokratike në standardet e vendeve diktatoriale. Edi Rama zbatoi tatimin e jashtëzakonshëm mbi energjinë elektrike që na dha 50 mijë lekëshin e pensionistëve. Askush nuk e di sa taksë u mblodh. Këtë e bën për të mbajtur nën presion bizneset dhe qytetarët. Edhe mund të rritet por në Shqipëri ka një argument kryesor që nuk ka nevojë të rritet energjia elektrike.

Sepse kemi një bilanc energjetik të bazuar në ujin i cili që është me kosto minimale për shkak se investimet janë bërë 30-40 vjet përpara. Nga pikëpamja ekonomike kostot e investimeve janë amortizuar. Kështu që e para Kemi prodhim me kosto të ulët dhe e dyta kemi prodhim më se të mjaftueshëm, Ne prodhojmë gati 2-fishin e asaj që konsumojmë”, deklaroi Shehu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat