Ligji i ri i kompensimit të pronave, Myrshit Vorpsi: Penalizon 18 mijë persona, qëndrim paradoskal i ligjvënëseve, në kundërshtim me vendimin e “Kushtetueses”

Shqipëria

Ligji i ri i kompensimit të pronave, Myrshit Vorpsi: Penalizon 18 mijë persona, qëndrim paradoskal i ligjvënëseve, në kundërshtim me vendimin e “Kushtetueses”

Më: 27 maj 2023 Në ora: 14:06
Kreu u Shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, Myrshit Vorpsi

Kreu u Shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, Myrshit Vorpsi, është shprehur se me ligjin e ri të kompensimit të pronave, do të penalizohen 18 mijë persona (për të cilët janë marrë vendimet më herët).

Komentet Vorpsi i bëri gjatë një interviste në Panorama TV, ku tha se ka një qëndrim paradoskal të ligjvënësve, të cilat sipas tij, kanë future në lojë “përftimet e zbritshme”, që Gjykata Kushtetuese i ka shpallur anti-kushtetuese.

Ai tha se me ligjin e ri të miratuar vitin e kaluar, një pjesë e madhe e ish-pronarëve, nuk do të marrin kokërr leku kompensim.

“Kjo është pjesa e fundit, është një temë e tejkaluar. Kemi një vendimmarrje të Gjykatës së Stransburgut dhe kjo çështje quhet e mbyllur. Të gjithë atyre pronarëve që ju ka ndyshuar zëri kadastral, është një qëndrim paradoksal, jo vetëm i ligjvënësit, por edhe i GJK. Kur janë marrë vendimet e para, përcaktimi i termit tokë-truall se kush quhet, është identik. Tokë Truall është toka brenda vijave të verdha. Por çfarë ka ndodhur? Janë marrë për bazë një hartë gjeografike, që nuk ka përkufizuar vijën ekzistuese të banesave.

Këtu nuk bëhet fjalë për mbi 3800 dosje. Pra nga 26 mijë e 92 vendime që kanë qenë në kompensim në total, nga këto vendime, 3876 vendime, janë vendime që ju ka ndryshuar zëri kadastral. 77-ta ka implikim të drejtpërdrejtë te vendimet e tjera. Janë mbi 18 mijë vendime të tjera, që janë vlerësuar financiarisht dhe kanë dalë me një shumë totale 101.1 miliardë lekë të reja. Me 77, pra me ligjin e ri të miratuar vitin e kaluar, të gjitha këto vendime duhet të rishikohen edhe njëherë.

Ato do të marrin 10 % të vlerës. Pra ato që u ka ndryshuar zëri kadastral. Do të marrin 10 % të vlerës aktuale. E reja është ndërhyrja që bën ligjvënësi te pjesa tjetër e vendimeve. Agjencia e Pronave ka vlerësuar që me kaq vlerë të pronës, do të marrësh kaq vlerë. Këtyre vendimeve, sipas ligjit 77, do të zvriten nga pjesa për kompensim, pjesa e kthyer. Pra nëse ke pasur 100 metra katror dhe u vendos që 50 metra të të ktheheshin dhe 50 metra është kompensim. Pra nuk merr kokërr lekë me ligjin e ri. Ti do të përfitosh vetëm nëse ke pasur të kthyer vetëm 40 metra dhe për kompensim 60 metra. Ti do të përfitosh vetëm diferencën, 60-40 = 20. Të 18 mijë vendimet janë të penalizuara nga kjo formulë. Edhe ajo shifër do të shkojë nga 100 miliardë, në 20 miliardë.

Qëllimi i 77 ishte që pikërisht këto 17 mijë vendime që nuk i kishte ndryshuar zëri kadastral, ti çonte në atë nivel të atyre që u ka ndryshuar zëri kadastral. GJK për këto përftime të zbritshme i ka quajtur anti-kushtetuese, por ligjvënësit kanë qenë të interesuar t’i fusin prapë në lojë këto përftime. Nga 90 që hyri në fuqi, sot kanë kaluar 30 vite. Me 77 është lënë si prioritar kompensimi fizik”, është shprehur Vorpsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat