Rreziku nga zjarret, Prefekti i Korçës mbledh emergjencat: Duhet bashkëpunim dhe punë!

Shqipëria

Rreziku nga zjarret, Prefekti i Korçës mbledh emergjencat: Duhet bashkëpunim dhe punë!

Më: 31 maj 2023 Në ora: 15:31
Prefekti i Korçës

Stina e verës dhe temperaturat e larta rrisin edhe riskun për aktivizimin e zjarreve qofte këto të qëllimshme apo aksidentale. Për këtë qellim, ne mënyre qe te parandalohen zjarret prefekti i qarkut të Korçës Nertil Jole zhvilloi një mbledhje me emergjencat në nivel qarku.

Ne takimin qe u diskutua për të koordinuar sa më mirë punën e institucioneve Jole tha se të gjitha bashkitë kane detyrim te zbatojnë programin e masave për sezonin veror.

Pavarësisht se nga të dhënat rezulton se vitin e kaluar ka pasur rënie me rreth 40% të zjarreve në nivel qarku Jole thekson se duhet më shumë punë për të reduktuar efektet negative nga zjarret dhe kjo bëhet vetëm nga bashkëpunimi komunitet-institucione.

Në takimin e fundit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Korça u evidentua si një ndër qarqet me numrin më të ulët të shënimit të rasteve të zjarreve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat