“Kush ka lekë del nga burgu”, nga lirimi i Tahirit te arrestimi i sekretares së MSH, Dashamir Shehi: Korrupsioni kalon nga shefat

Shqipëria

“Kush ka lekë del nga burgu”, nga lirimi i Tahirit te arrestimi i sekretares së MSH, Dashamir Shehi: Korrupsioni kalon nga shefat

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 14:57
Dashamir Shehi

Dashamir Shehi, Kreu i LZHK, i ftuar sot në rubrikën ‘Opinion’ në Neës24 me Ola Brukon, foli për zhvillimet e fundit politike në vend.

Ai komentoi deklaratën e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, lidhur me arrestimin e sekretares së përgjithshme të kësaj ministrie.

“Këtu korrupsioni është bërë i përditshëm, por numri i madh i këtyre nëpunësve që kapen, tregon se e sa nuk arrijnë të kapen. Duhet të bëhet një punonjës, një polic pastaj. Qeveria ka gjetur justifikim banal, ‘përgjegjësia është personale’. Janë të lidhur,  një pjesë e parave hipin sipër. Sepse s’ka logjikë që të thuash që ‘nuk di gjë’. Sepse korrupsionin në administratë në radhë të parë e mbajnë shefat. Ministrja e Shëndetësisë nuk mund të vejë në detyrë njerëz të korruptuar”, u shpreh ai.

Ndërkohë lirimin nga burgu dhe shlyerjen e kohës së mbetur në liri me kushte të Saimir Tahirit, ai e cilëson si të padrejtë.

“Kush ka para del nga burgu… fëmijë e gra të sëmurë kanë të gjithë”, tha ai.

E sa i takon situatës brenda opozitës, ai tha se duhet një lidership i ri në krye të saj.

“Unë kam thënë se as Berisha dhe as Basha nuk mund të jenë më në krye të opozitës. Lodhet populli dhe realiteti i fundit e tregoi, përtej vjedhjes, përdorimit të administratës, etj.”, tha Shehi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat