Punonte si kujdestare në shtëpinë e së moshuarës italiane, 38-vjeçarja shqiptare i zbraz llogarinë bankare bashkë me të bijën

Shqipëria

Punonte si kujdestare në shtëpinë e së moshuarës italiane, 38-vjeçarja shqiptare i zbraz llogarinë bankare bashkë me të bijën

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 12:24
Foto ilustrim

Dy gra shqiptare, nënë e bijë, kanë përdorur në mënyrë të paligjshme kartën e kreditit të një të moshuare në Itali.

Ato janë denoncuar nga familjarët e së mioshuarës, të cilët kanë vënë re mungesën e lekëve në llogari.

Sipas medieve italiane, bëhet fjalë për gruan, 38 vjeç e cila punonte prej kohësh si kujdestare në shtëpinë e së moshuarës, dhe vajzën e saj 19-vjeçare.

Shqiptarja, dispononte kartën e AMT-së dhe kodin e gruas së moshuar dhe kishte leje për ta përdorur vetëm për nevojat e kësaj të fundit.

Pas disa kohësh, familjarët e të moshuarës kanë vënë re një mungesë të konsiderueshme të parave nga llogaria rrjedhëse dhe për këtë arsye kanë shkuar në komisariat për denoncim ndaj personave të panjohur.

Policia ka aktivizuar menjëherë hetimet me çeqe bankare, ka marrë në pyetje dëshmitarë dhe ka parë kamerat e sigurisë së bankës, ku zbuloi se kujdestarja, së bashku me vajzën e saj, kishin shkuar disa herë në ATM për të bërë tërheqje.

Disa tërheqje ishin të autorizuara,, me shumat përkatëse ku më pas iu dorëzuan të moshuarës, ndërsa një shumë prej disa qindra eurosh dy shqiptaret e kishin future në xhep.

Nënë e bijë me origjinë shqiptare që jetojnë prej vitesh në Città di Castello, po hetohen në gjendje të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat