Të shtëna me armë dhe panik në mes të natës, i moshuari në Lezhë dhunohet nga grabitësit, bëri rezistencë pasi iu futën në banesë

Shqipëria

Të shtëna me armë dhe panik në mes të natës, i moshuari në Lezhë dhunohet nga grabitësit, bëri rezistencë pasi iu futën në banesë

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 17:23
Lezhë

Një tentativë grabitje në Lezhë, ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri dhe dhunimin e një të moshuari.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se ngjarja ndodhi rreth orës 2:00 të mëngjesit të kësaj të hëne në fshatin Malecaj të Lezhës, teksa dy persona të maskuar dhe armatosur hynë në banesën e familjes Buja.

Në momentin e ngjarjes brenda shtëpisë ishte vetëm kryefamiljari Nikoll Buja, i cili sapo ka dëgjuar zhurmën është zgjuar dhe ka konstatuar grabitësit.

Këta të fundit hasen në rezistencën e të moshuarit dhe kanë nisur të përleshen me të, duke e goditur në pjesën e kokës, ndërsa në ato momente kanë qëlluar dhe me armë zjarri, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat