Felaj: Edhe opozita ka qenë dakord që ligji për Komisionet Hetimore duhet riparë

Shqipëria

Felaj: Edhe opozita ka qenë dakord që ligji për Komisionet Hetimore duhet riparë

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 08:13
Ermonela Felaj

Nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Ermonela Felaj, është shprehur dje në një media se mazhoranca dhe opozita kanë qenë dakord që më herët që ligji për komisionet hetimore duhet riparë.

“Kemi depozituar që dje, kështu që ky projektligj do të ndjekë filtrin që kërkon rregullorja për çdo projekt-ligj të thjeshtë. Më herët Spaho dhe Tabaku kanë depozituar një draft të ngjashëm, për ndryshime në ligjin për komisionet hetimore. Në momentin që do të diskutohet ligji ynë në Komision, do të merren parasysh edhe propozimet e opozitës. 

Ftesa jonë është për këtë moment, që duket se është një moment final, pasi ne kemi pasur shumë kohë për të diskutuar për një draft final për këtë projektligj. Mazhoranca dhe opozita kemi qenë dakord që ligji për Komisionet Hetimore duhet riparë.

Vendimmarrja e Konferencës së Kryetarëve i është nënshtruar votimit edhe në seancën plenare pasuese dhe Kuvendi ka rënë dakord për ngritjen e një komisioni Ad HOC me përbërje të barabartë të anëtarëve nga mazhoranca dhe opozita. Komisionet Hetimore do të jenë instrumenta për të gjitha palët. Sot jemi në maxhorancë, nesër mund të jemi opozitë”, deklaroi Felaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat