Shkarkohet Drejtori i burgut të Fushë-Krujës, urdhri që firmosi Ministri Manja mbrëmjen e sotme

Shqipëria

Shkarkohet Drejtori i burgut të Fushë-Krujës, urdhri që firmosi Ministri Manja mbrëmjen e sotme

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 23:21
Ilustrim

Shkarkohet Drejtori i Institucionit të Ekzekutimit të Veprave Penale në Fushë-Krujë, Durim Toska.

Ministri i Drejtësisë, z. Ulsi Manja, ka ndërmarë këtë hap, pas propozimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, duke e bazuar vendimin në kritere etike dhe ligjore të cënuara nga Durim Toska, informoi në orët e vona të mbrëmjes së sotme (Ora 22:30, 2 dhjetor 2023) zyra e shtypit e kësaj ministri.

Vendimi vjen në përshtatje me objektivat e Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për përmirësimin e efikasitetit dhe integritetit në sistemin e drejtësisë.

Nuk janë të qarta ende shkaqet që mund ta kenë çuar në marrjen e këtij vendimi për shkarkimin e Durim Toskës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat