U asfiksua në dhomën e hotelit ku po qëndronte, detaje se si ndodhi ngjarja e rëndë në Maliq

Shqipëria

U asfiksua në dhomën e hotelit ku po qëndronte, detaje se si ndodhi ngjarja e rëndë në Maliq

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 12:03
Gazetarë

Një ngjarje e rëndë u shënua paraditen e së enjtes në një hotel në Maliq, ku një 56 vjeçar ndërroi jetë si pasojë e asfiksimit nga gazi, ndërsa mbeti e lënduar një 49 vjeçare. Gazetari Roland Beqiraj raporton se 56 vjeçari nga Tirana ka ndërruar jetë për në spital ndërsa gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga burimet paraprake, mësohet se ata kanë kërkuar ngrohje shtesë në hotelin ku po qëndronin për shkak të temperaturave të ulëta dhe stafi i hotelit iu kanë ofruar një bombol gazi me reflektor. Siç raportoi gazetari, ata i ka zënë gjumi dhe reflektori është fikur ndërsa rrjedhja e gazit ka shkaktuar asfiksimin.

“Hoteli ka pasur ngrohje por ka qenë e pamjaftueshme për dhomën dhe kanë kërkuar ngrohje shtesë

. Është vendosur një bombol gazi, i ka zënë gjumi dhe siç duket nga një rrymë ajri është fikur reflektori ndërsa gazi ka dalë i padjegur nga bombola”, raportoi mes të tjerash gazetari në një lidhje live.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat