I përplasi makinën një gruaje dhe ia mori për t’ia riparuar, por… u zhduk! Shpallet në kërkim 50-vjeçari në Fier

Shqipëria

I përplasi makinën një gruaje dhe ia mori për t’ia riparuar, por… u zhduk! Shpallet në kërkim 50-vjeçari në Fier

Më: 19 mars 2024 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Policia e Fierit ka arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe punohet për kapjen e 2 të tjerëve, autorë të dyshuar për vepra penale të ndryshme.

Sipas bluve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. Dh., 59 vjeç, banues në fshatin Pishë Poro, pasi ka ushtruar dhunë ndaj kushërirës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 22 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasin E. K., 38 vjeç, pasi dyshohet se nëpërmjet celularit, ka kanosur dhe fyer motrën e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos shpallën në kërkim shtetasin O. K., 50 vjeç, pasi dyshohet se i ka dëmtuar automjetin një shtetaseje, të cilin më pas ia ka marrë me pretendimin se do e riparonte dhe nuk ia ka kthyer.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat