Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa po kryente punime në një banesë, 43-vjeçari dërgohet i pajetë në spital

Shqipëria

Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa po kryente punime në një banesë, 43-vjeçari dërgohet i pajetë në spital

Më: 14 shtator 2024 Në ora: 13:38
Foto ilustrim

Rreth orës 12:15, në qëndrën shëndetsore të Roskovecit, është dërguar pa shenja jete, shtetasi S. B., rreth 43 vjeç, banues në Berat.

Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike duke kryer punime në banesën e shtetasit E. K., banues në fshatin Suk, Roskovec.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në stacionin e Policisë shtetasin E. K., për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat