“E vërteta vonon, por nuk harron!”- Deklarata e Peleshit për aksionin e opozitës, reagon Salianji

Shqipëria

“E vërteta vonon, por nuk harron!”- Deklarata e Peleshit për aksionin e opozitës, reagon Salianji

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 17:21
Ervin Salianji

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reguar nga burgu lidhur me deklaratën e kreut të Grupit të PS, Niko Peleshi, ku tha se aksioni i opozitës në Kuvend ishte i paprecedentë.

Salianji thotë se opozita apo PD do reagojë ndaj padrejtësisë, që sipas tij po e prodhon kapja dhe përdorimi politik i gjykatave!

“I shërbejmë Shqipërisë duke denoncuar banditët e  kriminele me pushtet, duke denoncuar këta që vjedhin e shkretojnë Shqipërinë?!”, thotë Salianji, ndërsa shton se Niko Peleshi është përfitues personalisht nga dy standardet e drejtësisë.

“Pyetja është pse nuk u hetua plotësisht dhe të mbajë përgjegjësi Peleshi për helmet që futi me firmën e vetë kur ishte Ministër Bujqësie, ndërkohë që ekspertët e fushës e kishin thënë fjalën e tyre që këto kimikate helmonin qytetarët!”, është shprehur deputeti demokrat në reagimin e tij.

Ndër të tjera Salianji thotë se “nëse thënia e të vërtetave dhe denoncimet e mafies kanë kosto, do marrë përsipër çdo kosto dhe izolimin e privimin e padrejtë të lirisë dhe marrjen e mandatit të qytetareve, por ta harrojnë se kjo do të ndalë të vërtetat”.

Reagimi i Ervin Salianjit ndaj deklaratës së Niko Peleshit, nga kabina telefonike e burgut të Fierit dhënë avokatit.

Po reagojmë ndaj padrejtësisë, që e prodhon kapja dhe përdorimi politik i  gjykatave!

Vendime të padrejta historia njeh me simbole të mëdha! Edhe Mandela u gjykua nga Rivonia Trial dhe u burgos, Martin Luter King u gjykua nga gjykatat, edhe madje Gandi u gjykua e dënua nga gjykatat.

Ata që guxuan t’i dënojnë, nuk shpëtuan as nga drejtësia e njeriut as nga ajo e historisë.

Sot, Partia Demokratike proteston kundër kapjes dhe përdorimit të drejtësisë, çdo qytetar mund ta gjykojë vetë nëse i shërben kjo interesit qytetar!

I shërbejmë Shqipërisë duke denoncuar banditët e  kriminele me pushtet, duke denoncuar këta që vjedhin e shkretojnë Shqipërinë?!

Niko Peleshi është përfitues, personalisht nga dy standartet e drejtësisë. Kur Rama e flaku si ministër ju hapen disa hetime.

Pyetja është pse nuk u hetua plotësisht dhe të mbajë përgjegjësi Peleshi për helmet që futi me firmën e vetë kur ishte Minister Bujqësie,  ndërkohë që ekspertët e fushës  e kishin thënë fjalën e tyre që këto kimikate helmonin qytetarët!

Publiku do te dijë; ku janë hetimet për  Peleshin, kur ai del në komunikime për korrupsion në kohën kur drejtonte Bashkinë Korçë?

Publiku do të dijë, a ka hetim për pronësitë e shumta të tij në Korçë?

Çfarë  shkakton dëm per intersin publik, helmimi i qytetareve, korrupsioni dhe klientelizmi i Peleshit apo denoncimi im i një trafikanti droge i cili u shpëtua nga hetimi dhe dënimi i ri për trafik droge për shkak se u paketua brenda dites per ne Itali?!

Nese thënia e të vërtetave dhe denocnimet e mafies kane kosto, po marr persiper çdo kosto dhe izolimin e privimin e padrejtë të lirise dhe marrjen e mandatit të qytetareve, por ta harrojne se kjo do të ndalë të vërtetat.

E mos shesin më kumbullat e pangrënshme të propagandës, se gjoja nuk komentojë vendimet e gjykatave, këtë alibi ja ka shuar Rama, ishte ai që  ne parlament e paralajmeroi në 3 seanca denimin tim politik. Ishte Rama vetë që  dhe pas vendimit,  i doli per zot denimit, duke I dhënë argumenta gjykatës që ende sot nuk po i shpall.

E verteta vonon por nuk harron!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat