U kapën në afërsi të një qendre tregtare duke shitur kokainë/ Tiranë, vihen në pranga 3 persona

Shqipëria

U kapën në afërsi të një qendre tregtare duke shitur kokainë/ Tiranë, vihen në pranga 3 persona

Më: 28 janar 2025 Në ora: 10:44
Foto ilustrim

Tre persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Collaboration 2”.

Të rinjtë, dy 21-vjeçarë dhe një 19-vjeçar, janë kapur në flagrancë, në afërsi të një qendre tregtare, në momentin e shitjes së një sasie kokaine (107 gramë), e cila iu gjet një shtetasi tjetër gjatë kontrollit fizik.

Arrestimi i tyre erdhi si rezultat i hetimeve të kryera për disa muaj, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë.

Hetimet vazhdojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat