Protestë për rrugën, banorët e Shkallnurit ankohen për gjendjen e mjerueshme: E rrezikshme dhe e pakalueshme

Shqipëria

Protestë për rrugën, banorët e Shkallnurit ankohen për gjendjen e mjerueshme: E rrezikshme dhe e pakalueshme

Më: 21 mars 2025 Në ora: 20:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

Banorë të Shkallnurit protestuan sot për gjendjen e rënduar të rrugës që kalon në zonën e tyre dhe e lidh “kodrën e hasianëve” me aksin kombëtar. Ata kërkojnë nga bashkia e Durrësit zgjerimin e të vetmes rrugë që kanê. 

“Asnjëherë nuk ka vënë dorë shteti, as në rrugë, as në ndriçim. Kemi probleme të më dha me fëmijët. Një njeriut tonë i vdiqën dy fëmijë në aksident. Rruga është e bllokuar e nuk kalohet fare me makina. Kemi probleme me rrugën e as zgjerim nuk bëhet”, thonë banorët.

Një nga shqetësimet kryesore të tyre është dhe mbikalimi jo funksional, njëra nga këmbët e të cilit përfundon brenda shkollës 9-vjeçare “Hamza Muça”, si dhe mungesa e sinjalistikës në rrugë që ka sjellë aksidente tragjike në zonë.

“Nuk ka as vija të bardha, as paralajmërim për shkollën. Mbikalimi nuk funksionon fare”, shprehen banorët.

Banorët e vendosur në zonë pas vitit 1990 paralajmërojnë përshkallëzim të protestave, nëse problematikat infrastrukturore, të neglizhuara prej mbi 30 vitesh, nuk marrin zgjidhje të shpejtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat