“Kamera inteligjente në çdo shkollë”, Rama: Mbyllet epoka e parave që shkojnë në lloj lloj furgonësh, shoqëri publike për transportin shkollor

Shqipëria

“Kamera inteligjente në çdo shkollë”, Rama: Mbyllet epoka e parave që shkojnë në lloj lloj furgonësh, shoqëri publike për transportin shkollor

Më: 29 mars 2025 Në ora: 11:45
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot programin elektoral të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar përkushtimin e qeverisë për reformën në arsimin shqiptar.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se paga e mësuesve do të arrijë në 1,250 euro deri në vitin 2030, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes për edukatorët. “Sot paga e mësuesve është 950 euro, por ne synojmë ta rrisim atë,” deklaroi ai.

Kryeministri shpalli se në mandatin e katërt do të ndërtohen 200 shkolla të reja, duke e shndërruar sistemin arsimor. “Kur morëm detyrën, nuk kishim laboratorë. Sot kemi laboratorë inteligjentë, dhe numri i tyre do të arrijë në 1,000. S’do të kemi më asnjë fëmijë që nuk ka akses në arsim,” shtoi Rama.

Ai njoftoi gjithashtu se çdo shkollë do të jetë e pajisur me kamera inteligjente, një projekt që ka përfunduar dhe tani është në fazën e realizimit. “Do të ngrihet shoqëria publike e transportit shkollor, duke mbyllur epokën e transportit me furgonë të ndryshëm,” përfundoi Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat