Ish-drejtori i AKU në qeverisjen e PD, Genc Juka i ftuar në “Open” u shpreh se bujqësia shqiptare akoma nuk punon me protokolle të cilat kanë të përfshira mënyrën e rritjes së produktit, preparatet që duhet të përdoren me qëllim respektimin e standardeve të BE.
Juka tha se në ministrinë e Bujqësisë ekziston shërbimi i ekstencionit i cili duhet të marrë në kontakt dhe të ketë në patronazh fermat që përgatiten për të eksportuar.
Sipas tij, atyre duhet t’i çohet protokoll që për cdo sëmundje, duhet të përdorësh këtë aparat, mënyrat e plehërimit dhe fermeri duhet të jetë i deturuar, kur ti ketë këto dokumenta tja paraqesë agronomit.
“Ne kemi dy produkte në vend, ai i zakonshmi që prodhohet nga fshatarët dhe ai i integruar që punohet me protokoll, të gjithë fermerët duhet të hyjnë tek prpodukti i integruar”, tha Juka.