Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas e cila po qëndron për vizitë në Shqipëri tha se ky shtet e ka mbështetjen e plotë për çeljen e grup-kapitujve të tjerë. Ndërsa, sa i takon raporteve Kosovë-Serbi ajo tha se nuk mund të ketë ecuri pa normalizimin e plotët ë marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.
Kallas: Nuk mund të ketë ecuri pa normalizim të plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi
“Mendoj që ajo që është e rëndësishme është që në lidhjen me Kosovën dhe Serbinë nuk mund të ketë ecuri pa normalizimin e plotë të marrëdhënies në mes këtyre dy vendeve. Dhe sigurisht që unë më pas do të shkoj në Bosnje dhe Hercegovinë sot pas dite dhe do të takohem me të gjitha palët atje në mënyrë që të qetësohet situata në Bosnje dhe Hercegovinë”, tha ajo.
Sa i përket çështjes së anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Kallas tha Shqipëria e ka mbështetjen e plotë të BE-së për çeljen e grupit-kapitujve të tjerë.
Kallas: Shqipëria ka mbështetjen e plotë për çeljen e grup-kapitujve të tjerë
“Shqipëria ka një agjendë ambicioze për të përfunduar negociatat me BE në dy vitet e ardhshme dhe ajo të dua të them është që nuk ka ndonjë qark të shkurtës ose ndonjë rrugë të shkurtër për të arritur me anëtarësimin në BE përveç performancës së duhur në reforma dhe reformat janë të vështira. Kështu ju keni mbështetjen tonë të plotë sa u përket çeljes së grup-kapitujve të tjerë dhe përmbushjes së standardeve krahasimore në veçanti në sundimin e ligjit. E ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Evropian dhe unë me kënaqësi kam parë edhe nënshkrimin e kësaj marrëveshje 90 milionë euro me Bankën Evropiane të Investimeve për të rindëtuar hekurudhës midis Durrësit dhe Rogozhinës si pjesë e korridorit të 8 të këtij projekti”, theksoi Kallas.
Kryediplomatja evropiane vitin 2030 e ka si objektiv të mundshëm që Shqipëria t’i bashkohet familjes evropiane.
Kallas:2030 është pra një objektiv realisht
“2030 është pra një objektiv realist, po është në rast se ne të gjithë do ndërmarrim hapat e duhura, Shqipëria me reformat e saj po jo vetëm reformat që duhen miratua, por reformat të miratua që duhet të vihen në zbatim dhe këtu sundimi i ligjit është skajshmërisht i rëndësishëm. Pasi sundimi i ligjit, shteti i së drejtës është një nga bazamentet, themelet e BE, por është e dhe themel i begatisë së një vendi...Është realiste nëse të gjithë bëjmë detyrat e shtëpisë ”,tha Kallas.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama tha se shteti shqiptar me BE-në ka një “linjëzim” të plotë në të gjitha aspektet.
Rama tha se pjesë e bisedës me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së ishte edhe sfida e madhe e procesit drejt anëtarësimit në BE, si dhe çështjet e rajonit.
Rama:Shqipërisë e cila është 100% e linjëzuar me politikën e jashtme të BE-së
“Kemi pasur një takim si gjithmonë shumë pozitiv. Ashtu siç tha edhe z[vend[spresidentja mes nesh dhe BE-së nuk ka asnjë problem apo çështje të hapur. Përkundrazi, kemi një linjëzim të plotë në të gjitha aspektet, gjë që shprehet më së miri edhe në politikën e jashtme të Republikës së Shqipërisë e cila është 100% e linjëzuar me politikën e jashtme të BE-së”, tha Rama.
Para gazetarëve, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se po punojnë çdo ditë që brenda vitit t’i hapin të gjithë kapitujt për anëtarësim në Bashkim Evropian.
Rama: Po punojmë çdo ditë brenda vitit t’i hapim të gjithë kapitujt
“Natyrisht që pjesa jonë është që të përmbyllim me sukses negociatat deri në fund të 2027. Ne jemi shumë të përgatitur për ta bërë këtë dhe po punojmë çdo ditë për këtë ambicia është që brenda vitit të hapim të gjithë kapitujt, kur them ambicia nuk është thjesht ambicia jonë është pjesë e planit të dakordësuar dhe në momentin që të gjitha këto bëhen realitet nuk ka asnjë pengesë derisa BE e ka hapur derën dhe për herë të parë mendoj që përtej shumë e shumë vitesh kur dera u mbyll pas anëtarësimit të fundit që ishte Kroacia dera është hapur realisht edhe është konkrete hyrja në BE për interesa të përbashkëta strategjike. Natyrisht që kjo lidhet patjetër me punën tonë dhe puna është nuk duhet të ndërpritet asnjë sekondë. Pasaporta e BE është rrjedhojë e anëtarësimit, momentin që ne anëtarësohemi në BE marrim pasaportën e Shqipërisë“, tha ai.
E pyetur se ndryshimet politike në Shqipëri pas zgjedhjeve të majit si mund të ndikojnë në rrugëtimin e shtetit shqiptar drejtë BE-së, përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas tha se për këtë rrugëtim duhet mbështetja e të gjithëve.
Kallas:Është e qartë se në këtë rrugëtim duhet në fakt bashkëpunimi i të gjitha palëve
“Është e qartë se në këtë rrugëtim duhet në fakt bashkëpunimi i të gjitha palëve sepse për të duhen disa reforma shumë të vështira plotësisht duhet mbështetje, përkrahje e plotë ajo që kuptoj unë këtu është se në Shqipëri të gjithë qytetarët e kanë dhënë mbështetjen e tyre përkrahjen e tyre për rrugëtimin e Shqipërisë dhe anëtarësimin e saj në BE-së, një mbështetje e gjerë dhe kjo është një gjë që shqiptarët duan ta arrijnë anëtarësimin e BE”, theksoi ajo.
“Palidhje” kjo pyetje u vlerësuar nga shefi i qeverisë shqiptare, Edi Rama i cili insistoi se nuk ka forcë tjetër që mund ta bëjë anëtare të BE-së Shqipërinë përveç Partisë Socialiste.
Rama:Nuk ka një forcë tjetër që e kryen do të këtë mision
“Nuk ka një forcë tjetër që e kryen do të këtë mision, këtë nuk është BE se përcakton dhe edhe nëse e mendojnë nuk kanë për ta thënë ndonjëherë , kështu që kjo është pyetje palidhje”, u shpreh kryeministri Rama.
Sa i takon tarifave të vendosura nga administrata amerikane, Rama tha se nuk ka arsye të ketë ndonjë shqetësim për këto tarifa.
Rama:Ne nuk arsye të kemi asnjë shqetësim
“Nuk kam asnjë koment, nuk kemi asnjë shqetësim lidhur me atë temë qasja jonë ndaj gjithë kësaj politike të re që po bëhet me tarifat është një qasje shumë e thjesht dhe komode për vetë pozicionin tonë për vetë volumin e tregtisë që ne kemi me SHBA dhe në rast se i referohemi tabelës së tarifave të shpallura nga salla ovale ne nuk arsye të kemi asnjë shqetësim”, tha ajo.
Para fillimit të kësaj konference të përbashkët, zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe drejtori i Bankës Europiane për Investime, Lionel Rapaille nënshkruan sot në Tiranë marrëveshjen për financimin e projektit strategjik të hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII, një arterie kyçe që do të lidhë Shqipërinë me rrjetin europian të transportit dhe do të forcojë më tej rolin e vendit tonë si një nyje lidhëse në rajon.
Kallas po qëndron në Tiranë pas vizitës në Malin e Zi, ku u takua me presidentin Jakov Millatoviç, kryeministrin Millojko Spajiç dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Pas Shqipërisë, zyrtarja e lartë e BE-së sot pasdite do të ketë një ndalesë në Bosnje e Hercegovinë, ku Kallas do të zhvillojë takime me krerët e Presidencës trepalëshe, me kryetaren e Këshillit të Ministrave dhe me ministrin e Jashtëm të Bosnjës dhe me përfaqësuesit e forcës evropiane në Bosnje, EUFOR, duke mbyllur kështu turin e saj.
Në këtë tur në Ballkanin Perëndimor, kryediplomarja evropiane, Kaja Kallas nuk ka paraparë vizita në Kosovë, Serbi dhe Maqedoninë Veriore.