Rama takim me bizneset e transportit në Portin e Durrësit: Dogana sot është krejt ndryshe nga se ishte, ndërtojmë shkollë profesionale për…

Shqipëria

Rama takim me bizneset e transportit në Portin e Durrësit: Dogana sot është krejt ndryshe nga se ishte, ndërtojmë shkollë profesionale për…

Më: 8 prill 2025 Në ora: 13:59
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me bizneset e transportit në Portin e Durrësit, ku ka theksuar përmirësimet që janë bërë në funksionimin e Doganës dhe shërbimeve të transportit.

Ai u shpreh se pagat e punonjësve në këtë sektor variojnë nga 1500 deri në 2000 euro dhe njoftoi se procesi i skanimit do të bëhet vetëm në 10% të rasteve, duke operuar mbi një bazë kontrolli të rrezikut.

Rama theksoi gjithashtu se Dogana ka pësuar transformime të mëdha, duke u bërë shumë më efikase se më parë. Për të mbështetur zhvillimin e këtij sektori, ai njoftoi planin për ndërtimin e një shkolle profesionale për transportin në port, një hap që synon të avancojë aftësitë dhe ekspertizën e punonjësve të këtij sektori kyç.

Edi Rama në Portin e Durrësit: Pagat ju i keni 1500-2000 euro. Skanimi në port do të bëhet në 10 përqind të rasteve. Do të operojmë mbi bazën e kontrollit mbi bazë risku. Dogana sot është krejt ndryshe nga se ishte. Do ndërtojmë shkollë profesionale për transportin në port.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat