Presidenti Bajram Begaj vlerëson hapjen e grup-kapitullit të 2-të të negociatave me BE

Shqipëria

Presidenti Bajram Begaj vlerëson hapjen e grup-kapitullit të 2-të të negociatave me BE

Më: 14 prill 2025 Në ora: 20:29
Bajram Begaj

Presidenti i republikës Bajram Begaj ka përshëndetur hapjen e grup-kapitullit të 2-të të negociatave me BE, duke e vlerësuar një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit evropian.

Në një postim në rrjetet sociale, presidenti Begaj shkruan:

“Hapja e grup-kapitullit të 2-të të negociatave, “Tregu i Brendshëm”, në kuadër të Konferencës së katërt Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Të vazhdojmë përpara me shumë përkushtim, bashkëpunim, përgjegjësi dhe më shumë punë për të ecur të palëkundur drejt anëtarësimit në BE.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat