Si u bind të futej në politikë? Rrëfehet gazetari Ferdinand Dervishi

Shqipëria

Si u bind të futej në politikë? Rrëfehet gazetari Ferdinand Dervishi

Më: 23 prill 2025 Në ora: 22:57
Ferdinand Dervishi

Ferdinand Dervishi nuk ishte i ftuar sot në Top Story si gazetar, por si kandidat në radhët e partisë së Adriatik Lapajt, ‘Shqipëria Bëhet’.

I pyetur se si u bind që të futej në politikë, Ferdinand Dervishi dha këtë përgjigje.

“Binda veten. Një pickim ideje ka qenë në këtë emision kur fola për idhujt e gabuar të të rinjve tanë. Pata shpërthim aty, më tha një koleg qenkë mirë për politikë. Ngacmim i dytë në Përmet.

Ajo që më futi në politikë ishte njohja me Adriatikun, kur flisja me të më dukej sikur shihja Ferdinantin e ri. Kisha një ideal që ‘Shqipëria do bëhet’. Thash përse mos ta provoj”, u shpreh gazetari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat