Nën masa të rrepta sigurie, materialet zgjedhore mbërrijnë në bashkinë e Elbasanit

Shqipëria

Nën masa të rrepta sigurie, materialet zgjedhore mbërrijnë në bashkinë e Elbasanit

Më: 7 maj 2025 Në ora: 14:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Mbërrijnë në qarkun e Elbasanit materialet zgjedhore.

Ato ishin nën masa të rrepta sigurie, shoqëruar nga mjetet e ushtrisë dhe forcat e policisë.

Materialet zgjedhore do shpërndahen nën masa të rrepta sigurie, të shoqëruara nga mjetet e ushtrisë dhe forcat e policisë në dy nga katër KZAZ të bashkisë Elbasan.

Pas mbërritjes së materialeve zgjedhore, policia do të qëndrojë në gatishmëri të plotë për ruajtjen e tyre në oraret e përcaktuara nga autoritetet deri në momentin e shpërndarjes në qendrat e votimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat