Helmimi i fëmijëve të kopshtit në Gramsh, flet mjekja: Deri tani janë 5 raste me salmonelë! Situata, jo e lehtë

Shqipëria

Helmimi i fëmijëve të kopshtit në Gramsh, flet mjekja: Deri tani janë 5 raste me salmonelë! Situata, jo e lehtë

Më: 25 maj 2025 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Mjekja mikrobiologë e njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor në qytetin e Gramshit, Dafina Shtylla, ka folur lidhur me helmimin e fwmijwve në kopshtin publik nr.1 në Gramsh.

Në një intervistë me gazetarin e News24, Osman Stafa ka deklaruar se janë 5 raste me salmonelë.

“Është situatë jo e lehtë por ne do ta përballojmë. Salmonela është e vështirë të ekzaminohet në analiza, por ne kemi marrë përgjigje nga laboratori i referimit në ISHP se janë deri tani 5 raste me salmonelë.

Kjo sëmundje bakteriale zakonisht merret nga goja ndaj dhe njihet më së shumti “sëmundja e duarve të palara”, tha mjekja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat