Taulant Balla ironizon opozitën: Po harxhoni energji kot, u morët 30 minuta se pse u shty seanca! Na lini të vijojmë prezantimin

Shqipëria

Taulant Balla ironizon opozitën: Po harxhoni energji kot, u morët 30 minuta se pse u shty seanca! Na lini të vijojmë prezantimin

Më: 16 qershor 2025 Në ora: 13:58
Taulant Balla

Seanca plenare nisi sot me debate në Kuvend mes mazhorancës dhe opozitës.

Opozita kërkon që në seancë të marrë pjesë ministrja e energjisë, Belinda Balluku, pasi sot në kuvend po shqyrtohet projektligji për eficencën energjetike të ndërtesave.

Demokratët kërkojnë me ngulm prezencën e Ballukut në kuvend, pasi sipas tyre ajo duhet të japë llogari.

Në replikën e tij ministri Taulant Balla ironizoi kërkesat e opozitës.

“Zotrote ke qenë ca kohë në qeveri te drejtuar nga Edi Rama në fakt. Është e kotë që harxhoni energji edhe pse po flasim për një ligj për eficëncën energjetike, se u morët 30 minuta pse u shty seanca nga të enjten të hënën, ksi lloj hallesh paçi gjithmonë..na lini të vijojmë me prezantimin sepse s’kemi energji për të humbur kot”, tha Balla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat